Gina Aesthetics Clinic

Shop

Rreth Nesh

25 vite përkushtim ndaj kujdesit estetik

Që nga viti 2001, kur hapëm qendrën tonë të parë të trajnimeve në fushën e bukurisë, kemi pasur privilegjin të kujdesemi për mijëra vajza e gra – të gjitha pjesë e familjes sonë të madhe. Sot, pas 25 vitesh përkushtim, jemi mirënjohës për çdo histori, çdo buzëqeshje dhe çdo besim që na është dhuruar.

Në qendrën tonë, do të gjeni një staf të përzgjedhur nga vende të ndryshme të botës, me eksperiencë nga 14 deri në 22 vite pune – profesionistë që ofrojnë shërbime estetike dhe kurative, nën kujdesin e doktoreshës sonë të specializuar në kirurgji plastike dhe infermieres me 15 vite përvojë në spitalin e fëmijëve. Masazhieret tona filipinase, specialistët e flokëve, artistët e vetullave, manikyristet dhe pedikyristet, si dhe trajtimet relaksuese të hamamit – janë të gjitha krijuar për të dhuruar momente bukurie, qetësie dhe rinovimi për çdo grua.

Pasion & Profesionalizëm

Kjo nuk është thjesht një qendër bukurie – është një rrëfim i gjatë pasioni dhe përkushtimi, një udhëtim i nisur me misionin për të sjellë një përvojë të pakrahasueshme bukurie, qetësie dhe profesionalizmi për çdo grua që zgjedh të na besojë veten e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, kemi ndërtuar një identitet të fortë si një institucion që bashkon ekspertizën shumëvjeçare, teknologjinë më të avancuar, dhe një qasje të personalizuar ndaj kujdesit estetik dhe mirëqenies. Nën një standard të lartë cilësie, ofrojmë trajtime dermatologjike dhe estetike të kryera nga profesionistë të kualifikuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë specialistë të kirurgjisë plastike, infermierë të përvojshëm dhe terapistë holistikë që i dedikohen rezultateve reale dhe transformimit të ndjeshëm të pamjes dhe vetëbesimit. Qendra jonë është ndërtuar mbi parimin se bukuria e vërtetë fillon me mirëqenie, prandaj çdo shërbim është i krijuar për të ofruar relaks, siguri dhe kujdes të përkushtuar.

Frymëzohuni nga bukuria që krijojmë çdo ditë. Ndiqni @gina_aesthetics_clinic dhe ndani momentet tuaja me #GinaAestheticsClinic

Image Newsletter