Pastrimi i thellë i fytyrës
Pastrimi i thellë është trajtimi bazë i mirëmbajtjes së lëkurës, i cili synon eliminimin e yndyrës së tepërt, qelizave të vdekura dhe papastërtive që bllokojnë poret. Ky proces përmirëson oksigjenimin qelizor, stimulon qarkullimin e gjakut dhe përgatit lëkurën për përthithjen optimale të produkteve rigjeneruese.
Teknologjitë e përdorura
HydroFacial – një pajisje inovative që kombinon vakumin e butë me aplikimin e serumeve të personalizuara. Ky sistem pastron në thellësi dhe njëkohësisht hidraton, duke e lënë lëkurën të rigjeneruar dhe të shëndetshme.
Peeling profesional me acide – trajtim i kontrolluar kimik që ndihmon në rigjenerimin e shtresës së sipërme të lëkurës, duke përmirësuar teksturën dhe duke nxitur qelizat e reja.
Trajtimet Anti-Aging & Lifting
Plakja e lëkurës shoqërohet me humbje kolagjeni, elasticiteti dhe shfaqjen e rrudhave. Trajtimet anti-aging & lifting kanë për qëllim rigjenerimin e indeve, tonifikimin e fytyrës dhe reduktimin e shenjave të plakjes.
Teknologjitë e përdorura
Mezoterapia – injektim minimal i koktejeve të pasura me vitamina, peptide dhe acid hialuronik. Këto substanca ushqejnë qelizat dhe stimulojnë rigjenerimin.
HydraPen – pajisje e avancuar për mikropunktim, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në përthithjen maksimale të serumeve.
LED Light Therapy (drita e kuqe/vjollcë) – përdor drita me gjatësi vale që aktivizojnë fibroblastet dhe përmirësojnë densitetin e lëkurës.
Radiofrequency (RF facial) – energji termike që nxit rigjenerimin e fibrave të kolagjenit dhe jep efekt lifting natyral.
Trajtimet për akne
Aknet dhe shenjat që ato lënë pas janë ndër shqetësimet më të zakonshme të lëkurës. Trajtimet për akne synojnë reduktimin e inflamacionit, eliminimin e baktereve dhe balancimin e prodhimit të yndyrës.
Teknologjitë e përdorura
Peeling kimik i posaçëm – përdor acide të kontrolluara për të pastruar shtresat e sipërme, duke rigjeneruar lëkurën.
LED Light Therapy (drita blu) – vepron drejtpërdrejt kundër baktereve P. Acnes që shkaktojnë inflamacion, duke ulur skuqjen dhe shenjat.
HydroFacial Detox – pastrim i butë dhe hidratuar, i përshtatshëm për lëkura të ndjeshme me tendencë aknesh.
Maska LED
Maska LED është një trajtim estetik jo-invaziv që përdor drita me gjatësi vale të ndryshme për të stimuluar proceset biologjike të lëkurës. Ky trajtim është i personalizuar dhe përshtatet sipas nevojave individuale të çdo lëkure. Drita e kuqe stimulon prodhimin e kolagjenit, shtrëngon dhe rigjeneron lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe rinore. Drita blu ka efekt antibakterial dhe anti-inflamator, ideale për lëkurë me akne dhe prirje ndaj inflamacionit. Drita e gjelbër qetëson, ndihmon në reduktimin e pigmentimit dhe uniformizon tonin e lëkurës, ndërsa drita vjollcë kombinon efektin rigjenerues të kuqes me fuqinë antibakteriale të blusë për një rigjenerim të plotë. Drita e verdhë i jep lëkurës ndriçim dhe freski duke e bërë atë më të shëndetshme. Ky trajtim shpesh kombinohet me HydroFacial ose Oxygen Therapy për të intensifikuar rezultatet dhe për të siguruar një efekt të menjëhershëm rinor dhe rigjenerues.
Trajtimi Premium – Oksigjenoterapia + LED Mask + Shplarje e Këndshme
Trajtimi Premium është një përvojë ekskluzive estetike që bashkon teknologjinë e avancuar me relaksimin e thellë. Seanca fillon me oksigjenoterapi, e cila furnizon qelizat e lëkurës me oksigjen të pastër dhe serume të posaçme për të stimuluar rigjenerimin dhe për të dhënë një efekt të menjëhershëm freskie dhe shkëlqimi. Më pas aplikohet maska LED që ndihmon në reduktimin e rrudhave, përmirëson elasticitetin dhe rigjenerimin e qelizave, duke i dhënë lëkurës vitalitet dhe ton më të shëndetshëm. Trajtimi përmbyllet me një shplarje të këndshme dhe një masazh të lehtë relaksues, i cili qetëson lëkurën, përmirëson qarkullimin dhe rrit ndjesinë e mirëqenies. Rezultati është një lëkurë e hidratuar, e oksigjenuar dhe e rigjeneruar, ndërsa klienti përjeton një gjendje të plotë relaksi dhe freskie.
BBL (BroadBand Light)
BBL (BroadBand Light) është një trajtim estetik i avancuar me dritë pulsante që vepron në shtresat e sipërme dhe të mesme të lëkurës për të korrigjuar dëmtimet pigmentare, shenjat e akneve dhe ndryshimet e shkaktuara nga dielli. Teknologjia e spektrit të gjerë të dritës përthithet nga pigmenti dhe enët e vogla të gjakut, duke i reduktuar ato gradualisht dhe duke stimuluar rigjenerimin natyror të lëkurës. Si rezultat, nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, përmirëson elasticitetin dhe teksturën, dhe rikthen ndriçimin rinor. Trajtimi është jo-invaziv, zgjat rreth 20–30 minuta dhe nuk kërkon kohë rikuperimi, duke e bërë të përshtatshëm për persona që kërkojnë një lëkurë më të shëndetshme, më të uniformë dhe vizualisht më të re në një kohë të shkurtër.
RF (Radiofrequency)
Karboksiterapia është një trajtim minimal invaziv që konsiston në injektimin e kontrolluar të dioksidit të karbonit (CO₂) nën lëkurë. Ky proces përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, duke nxitur rigjenerimin natyral të tyre.
Efektet kryesore
- Redukton celulitin dhe yndyrën lokale
Përmirëson mikrocirkulacionin dhe drenazhin
Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
Shtrëngon dhe tonifikon lëkurën
Përmirëson elasticitetin në zonat me stria
Indikohet për:Celulit, stria, lëkurë të varur, qese poshtë syve, tonifikim të përgjithshëm të trupit.
Karboksiterapia
Karboksiterapia është një trajtim minimal invaziv që konsiston në injektimin e kontrolluar të dioksidit të karbonit (CO₂) nën lëkurë. Ky proces përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, duke nxitur rigjenerimin natyral të tyre.
Efektet kryesore
- Redukton celulitin dhe yndyrën lokale
Përmirëson mikrocirkulacionin dhe drenazhin
Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
Shtrëngon dhe tonifikon lëkurën
Përmirëson elasticitetin në zonat me stria
Indikohet për:Celulit, stria, lëkurë të varur, qese poshtë syve, tonifikim të përgjithshëm të trupit.
Krioterapia
Krioterapia është një trajtim estetik i cili përdor temperatura shumë të ulëta (ftohje e kontrolluar) për të krijuar një stimul biologjik të indeve. Ekspozimi i shkurtër ndaj të ftohtit aktivizon metabolizmin dhe proceset rigjeneruese të trupit.
Efektet kryesore:
Nxit djegien e kalorive dhe dobësimin lokal
Redukton celulitin dhe shtrëngon lëkurën
Ul inflamacionin dhe qetëson indet
Aktivizon metabolizmin dhe drenazhin limfatik
Përmirëson elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës
Indikohet për:Dobësim dhe humbje lokalizuar të masës dhjamore, celulit, tonifikim të lëkurës, rigjenerim pas aktivitetit fizik ose lodhjes muskulare.
EMS (Electrical Muscle Stimulation)
EMS përdor impulse elektrike të kontrolluara për të stimuluar muskujt në thellësi. Ky trajtim imiton stërvitjen fizike dhe ndihmon në forcimin e muskujve, tonifikimin e trupit dhe djegien e yndyrës lokale. Është veçanërisht i efektshëm për zonat problematike si barku, kofshët dhe glutealët, duke dhënë një trup më të formuar dhe të tonifikuar.
Të gjitha trajtimet tona kryhen me aparatura të certifikuara dhe të teknologjisë së fundit, duke garantuar siguri dhe rezultate të qëndrueshme”.










